ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Zvicra kufizon emigracionin

Zvicra do të kufizojë emigracionin

Zvicra do të kufizojë emigracionin nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian, një vendim ky i marrë nga qeveria nën presionin e krahut të djathtë.

 

Duke nisur nga muaji maj do të fillojë të aplikohet kufizimi i numrit të lejeve të punës që lëshohen për një periudhë 12-mujore.

 

Vetë Zvicra nuk është anëtare e BE-së. Ajo ka firmosur rregullat e bllokut mbi lirinë e lëvizjes, por pretendon se ka të drejtën e shtrirjes së kufizimeve që i ka vendosur tashmë 8 shteteve të Europës lindore, anëtare të Bashkimit Europian.

 

Shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton e kritikoi ashpër këtë vendim. “Masa të tilla shpërfillin hapur përfitimet e mëdha që lëvizja e njerëzve u sjell si qytetarëve të bllokut europian, ashtu edhe atyre të Zvicrës. Ato përbëjnë shkelje të marrëveshjes për lirinë e lëvizjes”, deklaroi Ashton.

 

Zyrtarët e Bashkimit Europian ia kanë bërë të qartë prej kohësh Zvicrës se nuk mund të zgjedhë vetëm ato pjesë të politikës europiane që i vijnë për shtat.

 

Por me sa duket, presionet e Partisë Popullore të krahut të djathtë dhe asaj të gjelbërt ndaj ekzekutivit zviceran kanë qenë tepër të medha. Të dyja partitë në fjalë pretendojnë se emigracioni në vend ka arritur nivele të paprecedentë.

 

Në ndryshim nga shumë shtete të tjera europiane në telashe, Zvicra e ka të ulët papunësinë, ka rroga mjaft të mira dhe një monedhë të sigurtë.

 

Që përpara fillimit të krizës së eurozonës, një numër i madh punëtorësh të kualifikuar nga Gjermania dhe Franca kërkonin punë atje, ndërsa këto dy vitet e fundit, valës së tyre i janë shtuar edhe të tjerë nga Spanja, Portugalia e Italia.

burimi www.top-channel.tv

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top