ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Zgjidhet çështja e Toponimet me Greqinë Ja vendimi i plotë

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë më datë 27 Gusht u miratua dhe vendimi për shkrimet e toponimeve në çertifikatat e lindjes për përdorim nga shtetet e huaja

Lexoni lajmin këtu Zgjidhet çështja e Toponimet me Greqinë, ja si do veprohet

Më poshtë po publikojmë të gjithë Vendimin e Këshillit të Ministrave siç u publikua në faqen e Kryeministrisë Shqiptare Kryeministria.al

Për arsye të lajmit publikojmë vetëm VKM për çështjen në fjalë

V E N D I M

PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.332, DATË 17.3.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E FORMËS, ELEMENTEVE PËRBËRËSE, MËNYRËS SË MBAJTJES E AFATIT TË PËRDORIMIT TË DOKUMENTEVE BAZË, QË MBAHEN DHE LËSHOHEN NGA SHËRBIMI I GJENDJES CIVILE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 25, të ligjit nr.10129, datë 11.5.2009, “Për gjendjen civile”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.332, datë 17.3.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:

a) Në pikën 1 dhe në lidhjen nr.1, bashkëlidhur vendimit, shtohen emërtimet dhe modelet e mëposhtme:

“s. Modeli nr.15, “Certifikatë vdekjeje”, për përdorim nga autoritetet e huaja;
sh. Modeli nr.16, “Certifikatë familjare”, për përdorim nga autoritetet e huaja.”.

b) Pas pikës 1 shtohet pika 1/1, me këtë përmbajtje:

“1/1. Në të gjitha modelet e certifikatave për përdorim nga autoritetet e huaja, që lëshojnë zyrat e gjendjes civile në njësitë e qeverisjes vendore, informacioni në rubrikën “vendlindja” të plotësohet, i shkruar sipas rasteve:

a) Për shtetet, të cilat kanë depozituar pranë OKB-së katalogët zyrtarë të emrave gjeografikë të romanizuar (toponimet), sipas listës së vënë në dispozicion nga Ministria e Punëve të Jashtme, si dhe kodin 3-karakterësh të shtetit përkatës, sipas standardit ICAO;
b) Për shtetet, të cilat nuk kanë depozituar pranë OKB-së këta katalogë, sipas shkrimit në dokumentin e hartuar nga vendi i origjinës, por me simbole, germa latine/romane, si dhe kodin 3-karakterësh të shtetit përkatës, sipas standardit ICAO;
c) Rubrikat e tjera të certifikatave, për përdorim nga autoritetet e huaja, të plotësohen në gjuhën zyrtare shqipe.”.

2. Ngarkohet ministri i Punëve të Brendshme për nxjerrjen e akteve për rregullat e plotësimit të rubrikës “vendlindja”, në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

3. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top