TIRANE- Qeveria ka miratuar dje VKM-në e cila i ha rrugë zgjidhjes së problemit të toponimeve. Në vendimin e qeverisë është parashikuar që gjendjet civile të lëshojnë certifikata që shërbejnë për jashtë vendit të cilat shënohen në gjuhën e shkruar ndërkombëtare të regjistruar në OKB. Kjo i hap rrugë pajisjes së shtetasve shqiptar që kanë lindur jashtë vendit me pasaporta të reja. Krahas kësaj atyre i lind e drejta për tu pajisur me leje qëndrimi në shtetet ku jetojnë pasi vendlindjen e tyre e kanë në bazë të gjuhës të regjistruar në OKB.
