Shqip

Zbulohet plani i BE-së Shqipëria mund të kthehet në ‘hot-spot’ për kalimin e refugjatëve

Dalin detaje të reja nga planet BE në përfshirjen e Shqipërisë për zgjidhjen e valës së emigrantëve nga Siria dhe Afrika e Veriut. Është Ministri kroat i Punëve të Brendshme, Davor Bozhinoviç ai i cili për herë të parë ka artikuluar mundësinë e ngritjes së një pike të regjistrimit (hot-spot).

Ne kemi biseduar dhe kemi rënë dakord që të ndihmojmë vendet fqinje në Ballkan, që përballen me këto problemet e emigrantëve. Këtu në radhë të parë mendoj për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën.

Duke folur me terma konkret për Shqipërinë, Ministri kroat i Punëve të Brendshme, Davor Bozhinoviç deklaroi:

Investimi për sigurinë e këtyre vendeve ka një influencë pozitive edhe për Kroacinë dhe vendet e tjera të BE. Kjo nuk është ide e re. Këto ditë është folur shpesh për krijimin e një pike të regjistrimit (hot-spot) jo vetëm në Afrikën e Veriut, por edhe në Ballkanin Perëndimor, më konkretisht në Shqipëri.

Burimi http://shqiptarja.com/lajm/zbulohet-plani-i-bese-per-shqiperine-pike-regjistrimi-per-refugjatet-qe-vijne-nga-lindja-e-mesme

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top