Të shtunën 20 Korrik Portali www.albanians.gr organizoi një mbrëmje fantastike ku morrën pjesë një numër i madh të rinjsh dhe të rejash. I ftuar në këtë koncert ishte këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore shqiptare, Ylli Baka. Ai shoqërohej nga këngëtarja Blerta Agolli.
Koncerti u organizua në beach bar Bikini Beach në Athinë, në Leoforos Posidhonos që është sinonim i argëtimit në Athinë. Mund të themi që është koncerti i parë verorë që organizohen nga shqiptarët në Greqi.
Ajo mbrëmje ishte fantastike. Ylli Baka dhe Blerta Agolli si gjithëmonë të mrekullueshëm me zërin dhe këngët e tyre për rreth 4 orë bënë një program muzikor madhështorë. Të prahnishmin në mbrëmje i ” vunë zjarrin pistës”. Kërcimi dhe argëtimi zgjatën deri në orët e para të mëngjesit.
Por më shumë se fjalët janë pamjet ato që dëshmojnë atë mbrëmje fantastike që kaluam…
