Batalione Sigurimi për mbrojtjen e qytetarëve grek, nga okupatorët e paligjëshëm, emigrantëve të paligjëshëm, duket se ka formuar Partia Ultranacionaliste Greke Xrisi Avgi. Sipas gazetës Eleuteria, në Kalamata janë formuar disa grupe sigurimi që ngjajnë shumë me Batalionet e Sigurimit (Tagmata Asfalias) të nacionalistëve grek gjatë luftës të dytë botërore.
Në krye të këtyre organizatave në Kalamata duket se është një ish polic, që në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte kandidat për deputet me këtë parti në zonën e Kalamatës.
Në deklaratën që nxorrën kjo organizatë i bën thirrje të gjithë grekëve nga 15 deri në 70 vjeç të jenë vigjilent dhe gati për mobilizim. Ato deklarojnë se do marrin ligjin në duart e tyre dhe do mbrohen nga emigrantët e paligjëshëm okupator dhe kriminel, që sipas tyre janë fajtorë për rritjen e kriminalitetit në zonën e Mesinias. Biles ato pretendojnë se do zëvëndësojnë policinë të cilën e konsiderojnë “Njerëz të friksuar”
Krijimi i organizatave të tilla ka shkaktuar reagimin e shefit të përgjithëshëm të policië në Kalamata i cili deklaron se nuk do lejoj asnje organizatë apo këshill popullor të zëvëndësoj policinë
albanians.gr
