Me datë 31 Dhjetor u hapën Shërbimet me një Qëndresë për emigrantët, në Drejtoritë e Decentralizuara –ish periferia ose të njohura si ONE STOP SHOP
Por problemet që janë krijuar në këto shërbime janë të mëdha. Rradhë të gjata, me qindra emigrantë që presin me orë të tëra thjeshtë për një pyetje apo një sqarim të thjeshtë.
Situata kujton epokën e vjetër, fundivitet 90 kur filloi dhe legalizimi i emigrantëve në Greqi, me rradhët disakilometrashe jashtë qëndrave te aplikimit.
Sipas punonjësve të këtyre dikastereve kjo situatë vjen për shkak se këto shërbime u krijuan me shume nxitim. Problemi kryesorë është se nuk ka numër të mjaftueshëm nënpunësish. Fjala vjen në drejtorinë e Pireut ku kanë për tu shërbyer rreth 50000 emigrantë punojnë vetëm 12 nënpunës, nga të cilët këta vetëm 4 veta janë në shërbimin e drejtpërsëdrejti të emigrantëve.
Situata në Athinë e njëjtë. Gjatë një vizite në Drejtorinë e Decentralizimit të Athinës A që bëmë , pamë rreth 600-700 veta që prisnin në rradhë…. Nënpunësit e Drejtorive po shpërndajnë numra që të ketë mundësi të mbahet një rregull dhe organizimi sado i pakët
Numrat dhe shifrat e shërbimit janë shumë të vogla në krahasim me numrin që prisnin në radhë. Gjithësej sot në Drejtorinë e Athinës A sot u ndanë 82 numra që do bënin aplikim, rinovim etj, 30 avokat me nga 3 çështje secili si dhe për pyetje rreth 180 veta…Pra as gjysma e atyre që prisnin në rradhë.
Situata kërkon zgjidhje të menjëherëshme….
Për Albanians.gr
Gaston Sanxhaku
FOTO 1 Drejtoria e Athinës
FOTO 2 Drejtoria e Athinës
FOTO 3 Drejtoria e Palinit
FOTO 4 Drejtoria e Palinit
FOTO 5 Drejtoria e Pireut
