ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Vritet një shqiptarë në Athinë

 

Në gjakderdhje përfundoi tërheqja zvarrë me makinë e një 58-vjeçari shqiptar në lagjen Menidhi të Athinës.

 

Në gjakderdhje përfundoi tërheqja zvarrë me makinë e një 58-vjeçari shqiptar në lagjen Menidhi të Athinës.

 

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Aharnes-Menidhi në kryeqytetin grek.

Sipas të dhënave paraprake, të bëra publike nga policia, një shofer ende i pa identifikuar, tërhoqi zvarrë me makinë dhe plagosi rëndë një 58-vjeçar shqiptar. Kjo solli irritimin e bashkëkombësve të tij, të cilët iu vërsulën shoferit duke u përleshur me të.

Për t’iu shmangur turmës, shoferi largohet menjëherë, por rikthehet përsëri, këtë herë me një armë zjarri tip pistoletë, duke qëlluar drejt të pranishmëve pa dallim.

Si rezultat i sulmit gjeti vdekjen një 53-vjeçar nga Shqipëria dhe një pakistanez 35-vjeç mbeti i plagosur rëndë pas një plumbi të marrë në këmbë.

Si 53-vjeçari shqiptar po edhe 35-vjeçari nga Pakistani u transferuan menjëherë për në spitalin e Evagjelismos, ku dhe u vërtetua nga mjekët vdekja e 53-vjeçarit shqiptar, ndërsa 35-vjeçari nga Pakistani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë, si dhe inspektorë të kriminalistikës të cilët po punojnë për zbardhjen shkaqeve të këtij incidenti të rëndë dhe për arrestimin autorit

 

 

marrë nga http://www.albobserver.com

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top