ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Vret veten 17 vjeçarja pasi e përdhunoi babai

LEZHE- Humbet jetën 17 vjeçarja në spitalin e Lezhës pasi kishte pirë fotoksinë. Ajo kishte denoncuar 1 ditë më parë të atin për përdhunim, ndërsa sot i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar. 17-vjeçarja Xh.M. nga fshati Rrilë e Lezhës ka konsumuar një sasi të madhe fotoksine dhe ka gjetur vdekjen në spitalin rajonal të Lezhës.

Ngjarja është shënuar rreth orës 16 të ditës së premte, ndërsa familjarët kanë deklaruar se nuk është e vërtetë që ajo ishte përdhunuar nga i ati i saj.

Pasi ka dalë nga policia, 17 vjeçarja është dërguar në shtëpi, por ka qenë në një gjendje të rënduar psikologjike.

Prezantimi i këtij fakti mendohet se nuk është pritur mirë nga i fejuari i saj, dhe dyshohet se për këtë fakt i ka konfirmuar vajzës se nuk mund të martohej me të. Duke u ndodhur përballë një rëndimi të fortë emocional, Xh.M. është vetëhelmuar dhe megjithëse ka mbërritur e gjallë në spital vetëm 20 minuta më vonë ka ndërruar jetë.

Pas ngjarjes tragjike nëna dhe xhaxhai i 17-vjeçares kanë reaguar ashpër duke deklaruar se ngjarja është manipuluar nga policia dhe se i ati nuk kishte kryer marrëdhënie seksuale me të. Ata bëjnë thirrje drejtësisë që të zbardhë të vërtetën.

Burime konfidenciale kanë bërë të ditur se adoleshentja ka paraqitur para policisë edhe një video që implikonte të atin, ndërsa akoma më rrënqethese ka qenë dëshmia e saj e bërë para policisë.

Mësohet se në denoncimin e 17 vjeccares Xh. M. babai i saj e ka ngacmuar seksualisht ate që në moshën 12 vjeçare, ndërsa ende pa mbushur 16 vjeç ishte dhunuar seksualisht.
BURIMI  http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/piu-fostoksin–pasi-e-p-rdhunoi-babai-humb-jet-n-17-vje-arja-237311.html#sthash.am17JuXa.dpuf

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top