ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Vrasësi i Korçës kërkon mëshirë

Autori i vrasjes së katërfishtë në Gjonomadh të Korçës, Bashkim Latollari ka dalë të premten para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë.

40-vjeçari është shfaqur gjakftohtë fillimisht në sallën e gjyqit dhe nuk i ka munguar humori apo edhe ironia. Por pasi gjykata ka vendosur që të zhvillonte një seancë me dyer të mbyllura, ai ka shprehur pendesë për vrasjet.

Pasi organi i akuzës ka bërë një kronologji të ngjarjes mësohet se autori ka thënë se nuk donte që t’i vriste, por e kishte humbur toruan.

“Jam penduar për atë që kam bërë. E doja Danjelën, por ajo u nda prej meje ndaj dhe unë arrita deri këtu”, ka thënë Bashkim Latollari. Ai ka kërkuar mëshirë dhe ka thënë se është penduar për atë që ka bërë.

Pas kërkesës së prokurorisë, gjykata e faktit ka vendosur vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe dhënien e masës arrest me burg për Latollarin.

Jashtë dyerve të gjykatës kanë qëndruar edhe familjarët e viktimave Rexhep dhe Valentina Metellari, të cilët me vendim të gjykatës nuk janë lejuar të hyjnë në sallën e gjyqit për të shmangur reagimet e mundshme.

Latollari duket se është braktisur nga të afërmit e tij pasi askush prej tyre nuk ka tentuar të ndjekë këtë seancë, ndërsa ka qenë e vështirë edhe mbrojtja e tij.

Të paktën 40 avokatë të listës së caktuar nga Dhoma e Avokatisë për mbrojtjen kryesisht kanë bojkotuar këtë rast. Vetëm në momentet e fundit mbrojtja e tij është marë përsipër nga kreu i Dhomës së Avokatisë, Arben Lena.

Burimi www.top-channel.tv

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top