Greqi Athinë. U votua në parim në orët e vonë ta mbrëmjes të dieshme(18/3/2014) në Parlamentin Grek, Kodi i Emigracionit dhe Integrimit Social.
Kodi i Emigracionit dhe i Integrimit Social u votua nga Demokracia e Re, nga Pasok dhe nga Dhimar, ndërkohë që Siriza deklaroi prezent (παρών). Kundër ligjit ashtu dhe se siç pritej votuan Grekët e Pavarur, Agimi i Artë dhe Partia Komuniste Greke (KKE)
“Νëpërmjet këtij ligji, jepet rasti të rregullohen çështje të cilat për vite ishin <<gjëmba>>për shoqërinë tonë”deklaroi ndër të tjera zëvëndësministri i brendëshëm Leonidhas Grogorakos, i cili propozoi një sërë ndryshimesh si dhe deklaroi i hapur për përmirsime të mëtejshme të ligjit.
“Μe ligjin e ri , bëjmë një hap përpara por nuk zgjidhim të gjithë problemet siç është problemi i emigrimit të paligjëshëme, sepse sot po diskutojmë për emigrantët e ligjëshëm dhe jo ato të paligjëshëm” nënvizoi zoti Grigorakos.
“Kodi i Emigracionit dhe Integrimit Social, lufton burrokracinë, merr masa për mbrojtjen e familjeve të emigrantëve, jep mundësi tek emigrantët që jetojnë me vite në Greqi si dhe jep mundësinë tek emigrantët që studjojnë në Greqi të kenë të drejtën e menjëhershme të punësimit” deklaroi gjithashtu zëvëndësministri i Brendëshëm
Përgjegjësja e Siriza për çështjet e Emigracionit dhe të Drejtave të Njeriut deputetja Vasiliki Katrivanu, më të cilën para disa javësh u takuan dhe përfaqësues të emigrantëve LEXONI MË SHUMË PËR LAJMIN KËTU Diskutim në Parlamentin Grek mes grupit të Siriza dhe përfaqësuesëve të emigrantëve për Kodin e Emigracionit, deklaroi se ligji është pozitiv por njëkohësisht nuk është shumë i guximshëm, ndërkohë i qujati rraciste dhe të rrezikëshme pikat e ligjit të cilat mohojnë nënshtetësinë tek emigrantët të cilat janë dënuar edhe pse ka kaluar koha e vuajtjes të dënimit.
Përgjegjësi i Pasok Kostas Triantafilos deklaroi se ky ligj është një zgjidhje e zgjuar dhe efektive e cila i përshtatet rregullave të llogjikës. “Politikë me e mirë emigracionit do të thotë ruajtje më të mirë të kufijve, do të thotë ekonomi më të mirë, dhe pikërisht këtë bën dhe ligji i ri.”
“Votojmë pro në parim por presim përmirsime të mëtejshme” deklaroi përgjegjësi i Dhimar Janis Panusis
Kundër ligjit delaroi përgjegjësja e Grekëve të Pavarur Marina Hrisoveloni, e cila e konsideroi ligjin si një ligj me mangësi i cili nuk zgjidh problemet me emigrantët, por ndërkohë la të hapur mundësinë e votimit pro të disa neneve të ligjit.
Agimi i Artë përmes përgjegjësit Dhimitri Kukucis deklaroi se është kunëdër ligjit i cili sipas kësaj partie nuk zgjidh por përkundrazi thellon problemin e emigrantëve të paligjëshëm.
Përgjegjësi i Partisë Komuniste Greke KKE Spiros Halvaxhis deklaroi se Kodi i Emigracionit dhe Integrimit Social është një ligj pa asnjë ndryshim dhe është një përpjeke e qeverisë për të manipuluar opinionin publik mbas ngjarjes tragjike në Manoladha.
Për Albanians.gr
Gaston Sanxhaku
LEXONI AKOMA
KODI I EMIGRACIONIT DHE INTEGRIMIT SOCIAL. TË GJITHË PARASHIKIMET
Υπερψηφίστηκε επί της αρχής ο μεταναστευτικός κώδικας
Diskutim në Parlamentin Grek mes grupit të Siriza dhe përfaqësuesëve të emigrantëve për Kodin e Emigracionit
