Shqip

Vota e emigrantëve. Duhet identifikim i  vendndodhjes të emigrantëve

Për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj është momenti që të vendoset sistemi që mundëson ushtrimin e të drejtë së votës për emigrantët ku ata janë pasi ligji aktual lejon vetëm ushtrimin e të drejtës duke u paraqitur në vendin e votimit.
“Nëse vërtet të gjitha forcat politike dëshirojnë t’u mundësojnë realisht votuesve në emigracion, ushtrimin e të drejtës së votës, është momenti që të vendosim për sistemin që e mundëson këtë ushtrim të drejte. Ndaj dhe gjetja dhe aplikimi i një sistemi që mundëson votimin e emigrantëve, pa qenë të detyruar të paraqiten në një qendër votimi, është një sfidë shumë e vështirë në kushtet e kësaj klime politike të tensionuar artificialisht. Besoj se kontributi i ekspertëve të paangazhuar, si dhe i OSBE, apo edhe i organizatave të tjera ndërkombëtare do të na ndihmojë në gjetjen e një zgjidhje që ofron besim për të gjithë. Modelet në Europë dhe me gjerë nuk mungojnë në këtë rast”, tha Xhafaj.

Por për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, është i rëndësishëm identifikimi i vendndodhjes së emigrantëve.

“Si ministër i Ministrisë nën përgjegjësinë e së cilës është regjistri i Gjendjes Civile të shtetasve, si dhe në një pjesë të vetë edhe procesi i përgatitjes së listës së zgjedhësve, dua të sjellë në vëmendje që aspekti parësor i sistemit të votimit të emigrantëve është identifikimi i vendndodhjes së tyre. Kjo vlen jo vetëm në rastin kur emigrantët do ta ushtrojnë të drejtën e votës nëpërmjet një flete votimi të dërguar me postë atyre dhe të kthyer po me postë prej tyre, por edhe në rastin e një votimi elektronik të distancë nga ata”, tha ai.

Xhafaj tha më tej se krahas identifikimit të saktë të emigrantëve duhet që sistemi i votimit për ta të sigurojë fshehtësinë e votës, transparencë të procesit të numërimit dhe nxjerrjes së rezultatit dhe integritet të procesit të votimit.

BURIMI http://top-channel.tv/2018/01/23/vota-e-emigranteve-xhafaj-identifikim-te-vendndodhjes/

ΣΧΟΛΙΑ

The Latest

To Top

Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Τα cookies επιτρέπουν μια σειρά από λειτουργίες οι οποίες μας βοηθούν να προσωποποιήσουμε το περιεχόμενο, να ρυθμίσουμε και να μετρήσουμε τις διαφημίσεις, και να παρέχουμε πιο ασφαλή εμπειρία στο Albanians.gr. Χρησιμοποιώντας αυτόν τον ιστότοπο, συμφωνείτε με τη χρήση των cookies, σύμφωνα με τις οδηγίες περισσότερα

Close