Shqip

Vlorë, 17-vjeçarja plagoset me armë në klasë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në gjimnazin e fshatit Gjormë në Vlorë, ku një 17-vjeçare është qëlluar me armë nga një bashkëmoshatar i saj brenda ambienteve të shkollës.

Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se 17-vjeçarja, E.Totaj është qëlluar me dy plumba, njëri prej të cilëve i ka prekur shpatullën ndërsa tjetri në kokë.

Janë ende të paqarta shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ku janë përshirë dy maturantët e gjimnazit të fshatit Gjormë. Ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje për të nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Autori 17-vjeçari A.Arshija është kapur nga ana e policisë së qytetit bregdetar rreth 1 orë pas ngjarjes.

Cuman Shenaj: Djali ka qenë problematik, në Gjorm njerëzit të armatosur
Cuman Shenaj, anëtar i kryesisë së pleqësisë në fshatin Gjorm jep detaje rreth ngjarjes ku mbeti e plagosur adoleshentja brenda ambienteve të shkollës.

Shenaj tregon se 17-vjeçari ka qëlluar me dy plumba në korridorin e shkollës dhe më pas ka qëlluar edhe në oborr.

Djali ka qenë problematik tregon Shenajt, por nuk është io vetmi në fshatin Gjorm pasi ai shprehet se njerëzit lëvizin të armatosur

Burimi: http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/vlor–gjimnazisti-q-llon-n–shkoll–me-2-plumba-17-vje-aren-240939.html#sthash.NaEErGZc.dpuf

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top