Shqip

Vizitë e ministrit të jashtëm të Greqisë Nikos Kotzias në Tiranë

Në mesditë, Kotzias mbërriti në selinë e Ministrisë së Jashtme, ku u prit nga ministri Bushati. Flamuri grek qëndronte përkrah atij shqiptar përpara godinës, si për t’i uruar mirëseardhjen ministrit grek, i cili Tiranën e vizitoi për pak orë.

Bushati dhe Kotzias zhvilluan për disa minuta një takim kokë më kokë, për t’i lënë vendin më pas një dreke më pak zyrtare. Vizita e shefit të diplomacisë greke vjen vetëm dy javë nga dhënia e autorizimit nga presidenti Meta, për lëshimin e plotfuqishmërisë për grupin negociator.

“Jemi në një fazë të re, është bërë progres në disa fusha. Kemi fusha të tjera, ku në ditët në vijim do kemi progres, si leja e drejtimit të automjeteve për shtetasit shqiptarë në Greqi. Presidenti i Republikës ka lëshuar autorizimin, unë kam firmosur plotfuqishmërinë dhe grupi negociator është duke punuar. Besoj se do të biem dakord me Kotziasin për datat e takimit dhe për kalendarin sesi do operojë grupi i punës. Po punojmë edhe për takimin e dy kryeministrave”, tha Ditmir Bushati, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme.

E ndërsa grupet negociatore pritet të ulen për një marrëveshje të re për detin, palët janë optimiste për mbylljen e të gjitha çështjeve që kanë ndarë palët prej vitesh. Ndër to është abrogimi i “ligjit të luftës” me Shqipërinë nga Greqia.

Ende me pikëpyetje mbetet data e vizitës së kryeministrit grek, Tsipras, në Tiranë, vizitë gjatë të cilës kryeministri Rama ka deklaruar se do të firmoset një dokument i ri i i miqësisë dhe bashkëpunimit strategjik me fqinjin tonë jugor.

Pas Tiranës, Nikos Kotzias do të niset drejt Vjenës, atje ku me homologun maqedonas Dimitrov do të nisë të tjera negociata, po ashtu të rëndësishme, për çështjen e emrit.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top