Shqip

Vizat Shqipëria nuk rrezikon momentalisht por është në monitorim

Zëvendësministrja e Brendshme, Elona Gjebrea deklaron se për momentin nuk ka rrezik për kthimin e vizave, por shton se Shqipëria është në monitorim.

“Është e vërtetë që është krijuar një shqetësim sa i takon numrit të azilkërkuesve. Ne jemi duke e ndjekur, kemi marrë një plan masash. Kemi arrestime të personave që janë kapur duke përdorur dokumente të falsifikuara. U bëj apel shtetasve shqiptarë të mos rrezikojnë lëvizjen e lirë në BE. Nëse do kërkoni azil do refuzoheni. Nuk ka rrezik për momentin por jemi të monitoruar. Nëse do shikojnë se ka një trend, atëherë do të merren masa”, tha Gjebrea.

Deklarata e saj u bë publike gjatë aktivitetit që u zhvillua sot në Tiranë, me çeljen e javës kundër trafikut të qenieve njerëzore. Gjatë takimit Gjebra u bëri thirrje qytetarëve që të ndërgjegjësohen në lidhje me rëndësinë që ka secili në parandalimin e trafikut të qenieve njerëzore.

“Sot është dita Europiane e luftës kundër trafikimit dhe në kuadër të kësaj dite Ministria e Punëve të Brendshme ka ndërmarrë për herë të parë në vendin tonë Javën Antitrafik.

Është një nismë e Zyrës së Koordinatorit Kombëtare antitrafik, për të ndërgjegjësuar qytetarët se trafikimi është një çështje që na prek të gjithëve dhe në të njëjtën kohë rrezikon të ardhmen e të gjithëve. Ka ardhur koha të ndryshojmë mentalitetin se nëse nuk ndodh brenda pragut të portës së shtëpisë sonë, trafikimi nuk ka lidhje me ne; nëse nuk prek një nga familjarët tanë trafikimi nuk është një çështje e jona. Të ndryshojmë mendimin se lufta ndaj trafikut të personave është vetëm një çështje e strukturave shtetërore”, tha Gjebrea.

BURIMI www.shekulli.com.al

http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=58205&kat=109

LEXONI AKOMA

Levizja e lirë (pa viza) në vëndet e Zonës Shengen-Rregullat e lëvizjes së lirë

 

Pse nuk lejon Greqia shqiptarët të kalojnë me pashaporta Biometrike. Çfar duhet të bëni

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top