Shqip

Vijon fluksi i kthimeve në doganë, shqiptarët nuk lejohen që të shkojnë në Greqi

Në 24 orët e fundit, pala greke e Kakavijës, ka kthyer mbrapsht për në territorin shqiptar, 40 shqiptarë të pajisur me dokumentacion të rregullt dhe me garanci monetare ashtu sikur e përmbajnë rregullat e hyrjes për në ‘Shengen’. Vetë personat që e kanë pësuar nga kjo fushatë e re e autoriteteve helene, shprehen për Report TV, se kthimi i tyre ka qenë i detyrueshëm nga policët dhe kontrollorët helene të Kakavijës, në kushtet ku sipas tyre, nuk janë respektuar normat elementare për të hyrë në hapësirën “Shengen”.

Ndërkaq Policia Shqiptare Kufitare e Kakavijes, konfirmon se ka pasur një fluks të kthimeve të emigrantëve shqiptarë që nuk janë lejuar nga autoritetet greke, por që nuk ka dhënë numrin e saktë të të kthyerve. Nisur nga kjo gjendje e cila ka ditë që përbën shqetësim për vetë të interesuarit që kërkojnë të shkojnë në Greqi, është ndërmarrë një takim bilataral për të sqaruar situatën dhe gjetjen e rrugëve të zgjidhjes.

Ndërkaq këtë javë pritet të ketë fluks të ardhurish nga Greqia me rastin e festës së Pashkës Ortodokse. Parashikohet lëvizje e madhe e emigrantëve shqiptarë në të dy anët e kufirit. Por kthimi i tyre drejtë vendeve të punës mund të hasë vështirësi nga pala greke, pasi deri në këto moment ata i kthejnë shqiptarët pa asnjë shkak. Madje ka pasur edhe nga ata qytetar të cilëve i është vënë kryq në pasaportë, qofshin gra apo fëmijë

Burimi http://shqiptarja.com/lajm/vijon-fluksi-i-kthimeve-ne-dogane-shqiptaret-nuk-lejohen-qe-te-kalojne-ne-greqi

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top