18 persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një atentat kamikaz i një gruaje në Volgograd. Informacionin se bëhet fjalë për sulm terrorist e ka vërtetuar Komiteti rus për luftën kundër terrorizmit. Sulmi ka ndodhur në orën 12:45, sipas orës lokale, njofton ministrja rajonale e punëve të brendshme, Svetlana Smolianinova.
Të lënduarit janë nisur në spitalin më të afërt, ndërsa ministrja ka thënë se numri i viktimave mund të jetë shumë më i madh. Deri tashti askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili ka ndodhur disa muaj pasi që lideri i kryengritësve çeçen, Doku Umarov, u ka bërë thirrje përkrahësve të organizatës që të bëjnë sulme në lojërat olimpike dimërore, të cilat do të mbahen në Sochi, në shkurt 2014. Volgograd ka 1 milion banorë dhe gjendet 690 kilometra në jugperëndim të Sochit.
burimi www.ballkanweb.com
