Greqi Selanik Është gjetur i vetvrarë në qelitë e paraburgimit të Drejtorisë të Përgjithëshme të Policisë së Selanikut një burrë 48 vjeç me nënshtetësi shqiptare i cili akuzohej për përdhunimin e së bijës së tij 15 vjeçare
48 vjeçari ishte arrestuar në 9 Janar të këtij viti, pas një denoncimi që e shoqja bëri në polici, duke e akuzuar për përdhunimin e vajzës së tyre 15 vjeçare.
Mbas rrëfimit në hetusinë e Selaniku 48 vjeçari pritej të tranferohej në burgun e Grevena.
Ai është gjetur i vetvarur në qelinë e tij. Sipas informacioneve ai rrinte vetëm në qeli për shkak të kërcënimeve nga të burgosurit e tjerë
albanians.gr
