ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Vërtetimet e Tipit A (BLE VEVEOSI) Çfar duhet të keni kujdes

VËRTETIMI TIPI A ( KUSHTET E DHENJËS, KOHËZGJATJA)

Shërbimet përkatëse për dorëzimin e aplikimeve nga nënshtetas të vëndeve të treta, për aplikim ose rinovim, nëqoftëse disponohen të gjitha dokumentacionet dhe vërtetimet, japin vërtetim dorëzimi , kohëzgjatja e të ciës është një vit.

I njëjti vërtetim jepen nëqoftëse
Për kërkesë dhënjeje për herë të parë të lejes të qëndrimit, kur mungon vërtetimi se është bërë kërkesë nga institucioni i sigurimeve për mbulimin e shpenzimeve shëndetësore dhe aksidenteve në punë, apo vërtetim shëndeti nga Spital Shtetërorë Grek. Këto dokumentacione janë të nevojshme sipas ligjit në fuqi ( 933/16.1.2009 Vendimin të Ministrit (ΦΕΚ 53 Β)
Për kërkesë rinovimi në rastin se ka skaduar pashaporta, kur paraqitet vërtetim nga ambasada përkatëse se është bërë kërkesë për nxjerrjen e pashaportës të re.
Për rinovim të lejes të qëndrimi për punë të varur  dhe bashke me vërtetimet dorëzohet dhe vërtetim regjistrimi në regjistrat e të papunëve të OAEDH, në vënd të kontratës të punë

Në rastet e lartpërmendura të interesuarit janë të detyruar të paraqesin vërtetimet që mungojnë brënda  një periudhe kohore 6 mujore nga dita e dorëzimit të aplikimit (Neni 4 i ligjit 4018/11)

Nënvizohet se vërtetim i tipit A jepet dhe në raste që dorëzohen aplikime për punë të varur  dhe nuk paraqiten:
Llogaria e të siguruarit, nëqoftëse dorëzohet dokument nga     IKA me të cilin rezulton numri i regjistrimit i të siguruarit (psh Libër Shëndeti që ka skaduar)
Llogaria e të siguruarit nëqoftëse i interesuari ka bërë Deklarim Kundërshtimi për të dhënat e siguracionit- Denoncim kundër punëdhënësit, duke kërkuar ditët e sigurimit

Është e vetkuptueshme se të gjitha rastet e vërtetimit të tipit A, i jepen dhe të gjithë anëtarëve të mbrojtur të qytetarëve të vëndeve të treta për të cilët nënvizohet se duhet të aplikojnë në të njëjtën kohë me mbrojtësin  aplikim për marrjen e lejes të qëndrimit për bashkim familjar.
Në raste që dorëzohen kërkesa me mungesë dokumentacioni që nuk përmbushin të lartpërmenduarat, do jepet vërtetim i thjeshtë dorëzimi i kërkesës, i bazuar në Kodin e Proçedurës të Drejtimit
Tek kërkesa Dhënjes për Herë të Parë me dokumentacion mangut, jepet vërtetim aplikimi dhe dokumentacioni  që mungon në rastet a) b) c) duhet të dorëzohet brënda 6 muajëve, pavarësisht se vërtetimi që ju është dhënë ka kohëzgjatje vjetore. Në këtë rast bashkë me Vërtetimin jepet dhe dokument ku referohet dokumentacioni që mungon si dhe koha që duhet të dorëzohet ky dokument(Ligji. 3386/05 N. 11, §3 siç u ndryh. Nga  N. 4 i Ligjit. 4018/11). Në këtë raste Drejtoritë e Emigrantëve dhe Emigracionit në Drejtoritë e Decetralizuara nuk do dërgoi letërnjoftim ku do kërkoi dokumentacionin që mungon. Nëqoftëse dokumentacioni që mungon nuk dorëzohet brenda afatit kohorë 6 mujorë shërbimi do hedhi poshtë kërkesën për lejen e qëndrimit.

Kohëzgjatja e vërtetimin i tipi A është një (1)vit. Nëqoftëse leja e qëndrimit nuk është aprovuar me skadimin e vërtetimit, drejtoria që e nxorri ka detyrim të nxjerrë vërtetim të ri i cili ka po të njëjtën kohëzgjatje.
Qytetari i vëndit të tretë i cili ka marrë vërtetim të tipit A, jeton në Greqi në mënyrë të ligjëshme për aq kohë sa është kohëzgjatja e vërtetimit.
Vërtetimi skadon automatikisht nëqoftëse kërkesa për aplikim ose rinovim të lejes të qëndrimit  nxirret e pavlefshme.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top