ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Venizelos Raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë të një rëndësie strategjike

Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati, gjatë qëndrimit në Athinë zhvilloi një takim me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, zotin Evangelos Venizelos.

Duke theksuar rëndësinë vendimtare të perspektivës evropianë të Shqipërisë dhe vlerën strategjike të partneritetit dhe bashkëpunimit me Greqinë, Ministri Bushati, vlerësoi vizionin e presidencës greke për përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu Bushati shprehu vullnetin e qartë të Shqipërisë për të biseduar dhe trajtuar të gjitha çështjet me ndikim të drejtpërdrejt për qytetarët tanë, që nuk kanë marrë ende zgjidhje.

Ndërsa Ministri Venizelos theksoi se “raportet mes dy vendeve tona janë të një rëndësie strategjike dhe se intensifikimi i tyre përbën interes të ndërsjellë”.

Shefi diplomacisë greke, shprehu bindjen që Shqipërisë t’i jepej statusi i vendit kandidat brenda presidencës greke të BE-së.

Me bindjen se fluksi i kontakteve do të vijojë me të njëjtat ritme, Ministri Bushati, u shpreh se mirëpret vizitën e afërt në Tiranë të Zotit Venizelos, gjatë turit ballkanik, të programuar në kuadër të presidencës së radhës së BE-së.

 

burimi www.top-channel.tv

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top