ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Venizelos në Tiranë. Shqipëria i kërkon Greqisë të heqi ligjin e luftës

Shqiperia ka kërkuar që Greqia të heqë

Shqiperia ka kërkuar që Greqia të heqë ligjin e luftës dhe të njohjen e të drejtave pronësore të mohuara në bazë të këtij ligji.

Kjo eshte bere e ditur sot gjate vizites se ministrit të Jashtëm dhe zëvendëskryeministrit grek, Evangelos Venizellos në Tiranë. Ai eshte takuar me homologun Ditmir Bushati. Venizellos shoqerohet ne kete vizite nga deputeti i PASOK Pirro Dhima.

Ne konferencen per shtyp te dy ministrave u theksua rëndësia e intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh. Bushati deklaroi se “ndërmjet dy vendeve tona ekziston një traktat miqësie dhe bashkëpunimi, i cili për në përbën gurin e themelit të intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe adresimit brenda këtij akti ligjor dhe institucional të të gjitha çështjeve që kërkojnë zgjidhje, larg çdo lloj ndikimi nacionalist. Besojmë se riaktivizimi i mekanizmave të parashikuar nga traktati i miqësisë dhe bashkëpunimit, shoqëruar me heqjen e ligjit të luftës nga ana e Greqisë, i cili në vetvete nuk pasqyron realitetin e sotëm të miqësisë së mirë, rrugëtimit evropian dhe miqësisë së hershme mes dy popujve tanë, do të krijonte një mjedis të ri besimi të ndërsjellë dhe njëkohësisht do të mundësonte fitimin e të drejtave pronësore të mohuara në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.”

Ndërsa nga ana e tij Venizelos u shpreh se “Greqia nuk ka frikë nga asgjë, e kemi kapërcyer pengesat e kaluara historike dhe futjen e marrëdhënieve të të dyjave vendeve në një periudhë bashkëpunimi. Gjendjen e paqes e ka shpallur që në vitin 1987 Këshilli i Ministrave të Greqisë, që në vitin 1986 gjithkush që ka diçka për të kërkuar te kuadri ligjor grek ka të drejtën t’i drejtohet edhe Strasburgut, kemi një kuadër shumë të sigurt bashkëpunimi, që përforcohet nga marrëdhëniet dhe po hedhim edhe hapat pasardhës.”

Çështja e Kufirit Detarë

Në lidhje me çështjen e shumëpërfolur për kufirin detar, kryediplomati Venizelos thekoi se Greqia pret të zbatohet e drejta ndërkombëtare e detit, ndërsa për çeshtjen came tha se nuk e njihte aspak.

“Dimensioni detar dhe mesdhetar i BE-së ka një rëndësi shumë të madhe. Si Greqia dhe Italia që do kenë presidencën e BE-së vitin që vjen na lidh një marrëveshje detare që nga vitit ‘77. Ato parime dhe objektiva që ne zbatojmë janë të thjeshta, zbatimi i së drejtës ndërkombëtare detare në atë formë që ekziston dhe zbatohet sot. Ashtu siç i kemi realizuar marrëdhëniet tona me vendet e BE për këtë problem, ashtu duam të vazhdojmë dhe me Shqipërinë, pasi do të bëhet pas pak anëtare e BE-së”- deklaroi ministri grek.

burimi
www.too-channel.tv
www.ballkanweb.com
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top