Zvkryeministri dhe njëkohësisht dhe Ministër i Jashtëm i Greqisë Evangjelos Venizelos gjanë informimit të Komisionit të Politikës të Jashtëme dhe të Mbrojtjes të Parlamentin Grek, u shpreh se prioriteti bazë i dipllomacisë greke është reatifikimi i marrveshjes detare Shqipëri -Greqi, e firmosur nga ministrat e jashtëm të asaj kohe, Lulzim Basha dhe Dora Bakojani më 27 prill 2009.
Ndërt të tjerat Venizelos u shpreh se “prioriteti ynë bazë është të rikthehemi në procesin e ratifikimit dhe sanksionimit të marrëveshjes për zonat detare, pas bllokimit nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë”.
Marveshja për përcaktimin e Zonën Eksluzive Ekonomike(ZEE) mes Shqipërisë dhe Greqisë u firmos në 2009 , por ajo u hodh posht disa muaj më vonë nga gjykata kushtetuese e Shqipërisë. Greqia të njëjtin proçes për përcaktimin e ZEE po e zhvillon dhe me shtetet e tjera si Italia, Libija dhe Egjipti.
Përcaktimi i ZEE mes Shqipërisë dhe Greqisë përbën një prioritet për qeverinë greke dhe për arsyen se vitin tjetër në detin Jon fillojnë shpimet e para për naftë dhe gaz natyrorë , dhe mos përcaktimi i ZEE do krijonte probleme.
Venizelos gjithashtu i është referuar edhe marrëdhënieve me Kosovën, për të cilat ka thënë se ato do të shqyrtohen në dritën e zhvillimeve të reja të dialogut Prishtinë Beograd, ndërsa ka deklaruar se “jemi gati të presim në Athinë hapjen e zyrës tregtare të Kosovës”.
Albanians.gr
