ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Venizelos: Marrveshja e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë shpresoj të zbatohet

Nënkryetari i qeverisë greke, njëherësh me ministër i Jashtëm, në takimin e forumit të energjisë “Athens Energy Forum 2014”, është ndalur tek marrëveshja për delimitimin e ujërave detare. Në këtë takim, Venizelos u përqendrua tek objektivat e presidencës greke lidhur me energjinë, por edhe objektivat e Greqisë në përbërje të hartës energjike evropiane, ndërsa shprehur besimin se “marrëveshja me Shqipërinë do të ratifikohet”.

Venizelos iu referua edhe marrëveshjes për delimitimin e kufirit detar me Shqipërinë, që është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

“Shpresojmë që pas bisedimeve që kemi bërë me qeverinë shqiptare dhe në frymë miqësie dhe fqinjësie të mirë, marrëveshja që u nënshkrua në 2009 për delimitimin e zonave detare, shelfit kontinental dhe zonave ekonomike ekskluzive, do të ratifikohet dhe do të hyjë në fuqi, siç duam që të dy palët; gjithmonë në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, me të njëjtat rregulla referimi dhe në kuadrin e gjerë të marrëdhënieve tona të shkëlqyera që e shpien Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE, pas anëtarësimit në NATO”, theksoi Venizelos.

Ndërkaq, Venizelos theksoi se presidenca greke i kushton rëndësi të veçantë çështjeve të energjisë, pasi ato influencojnë drejtpërdrejtë edhe politikën e jashtme.

Ministri i Jashtëm grek iu referua objektivave të Greqisë në “skakierën” energjetike, duke nënvizuar se vendi dëshiron një negocim unik në nivel europian, lidhur me çmimin e shitjes së gazit natyror, me qëllim arritjen e një çmimi të përbashkët, gjë që nuk do të lejonte hapësira për ulje ngritje çmimesh, siç bëhet deri më sot.

burimi www.shqiptarja.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top