Më 27 Gusht qeveria Shqiptare vendosi ë ndryshojë plotësimin e rubrikës “Vendlindje” në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile dhe në çertifikata për përdorim nga autoritetet e huaja, duke zgjidhur në këtë mënyrë çështjen e toponimeve në pasaportat apo dokumentat e tjera te identifikimit të mijëra emigrantëve shqiptarë që përballonin probleme sidomos me autoritetet greke.
LEXONI KËTU LAJMIN E PLOTË: Zgjidhet çështja e Toponimet me Greqinë Ja vendimi i plotë
Pas këtij ndryshimi në plotësimin e rubrikës “Vendlindja” në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile do të korigjohen edhe pasaportat, gjë që do të zgjidhë përfundimisht problemin edhe me pasaportat biometrike. Vendimi i 27 gushtit do të hyjë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Duhet theksuar se është në të mirën e emigrantëve që sapo të publikohet ky vendim të procedojnë menjëherë ose pranë zyrave të gjendjeve civile në Shqipëri, ose në zyrat pranë konsullatave në vendet ku ata jetojnë pasi prej 1 Janarit të 2015 çmimi i pasaportave dhe kartave të identitetit do të rritet. LEXONI KËTU LAJMIN E PLOTË Rriten çmimet e Pashaportave dhe kartave të identitetit
Shënim ALBANIANS.GR
Ajo që nuk dihet ende është se cila palë do paguaj koston e dëmit të krijuar me shkrimin gabim të toponimeve në pashaportat biometrike dhe kartat e identitetit. Emigrantët shqiptarë nuk kan asnje faj për këtë gabim dhe janë ato që mesa duket do paguajnë dëmin, sepse do detyrohen të bëjnë sërisht pashaporta dhe karta identiteti për fëmijët e tyre.
Qeveria Shqiptare duhet të mendoj dhe të vendosi që për të gjithë pashaportat e nxjerra gabim të cilat do të rinovohen, koston e nxjerrjes të tyre ta marri ajo (qeveria) dhe jo ta paguajnë emigrantët shqiptarë, të cilët kanë paguar njëherë për të marrë një pashaportë nga shteti shqiptarë e cila fundja fundit ështe problematike dhe krijoi jo pak shqetësime tek emigrantët.
Për Albanians.gr Gaston Sanxhaku
Me informacione nga www.top-channel.tv
