Shqip

Vendet e rajonit mblidhen në Athinë për naftën dhe gazin

Në Athinë po zhvillohet samiti i tretë ballkanik i naftës dhe gazit për vendet e Adriatikut. Në konferencë marrin pjesë kompani të pranishme në tregjet e hidrokarbuereve, por edhe ato që shfaqin interes për të investuart e që janë nga Greqia, Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë, Serbisë, Bosnjë – Hercegovinës, Bullgarisë, Sllovenisë, Italisë dhe Rumanisë.

Samiti synon të njohë pjesëmarrësit me kuadrin legjislativ dhe rregullator fiskal në lidhje me kërkimin dhe prodhimin hidrokarbur, si dhe projektet aktuale dhe të planifikuara për të ardhmen në këtë sektor.

Në samit Shqipëria përfaqësohet nga zyrtarë nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe AKBN. Drejtor Ekzekutiv i AKBN-së Dael Dervishi në diskutimin e tij me temë “Lehtësirat që ofron legjislacioni shqiptar për kërkimin dhe zhvillimin e hidrokarbureve” i njohu pjesëmarrësit me situatën aktuale të kërkimit dhe shfrytëzimit të hidrokarbureve, tiparet kryesore të territorit shqiptar në lidhje me këtë sektor, historikun e licencimit, si dhe kudrin ligjor shqiptar për kërkimin dhe zhvillimin.

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top