ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Veliaj negociata për njohjen e sigurimeve shoqërore të emigrantëve

Të gjithë emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Austri, duke derdhur kontributet shoqërore aty, do të mund t’i njihen vitet e punës në Shqipëri, nëse vendosin të rikthehen. Gjithashtu vitet e kontributeve në Shqipëri, do t’i njihen edhe në Austri nëse do përfitojnë aty pension. Kjo do të realizohet në sajë të marrëveshjes së mbrojtjes sociale, negociatat për nënshkrimin e së cilës janë hapur në Austri, gjatë takimit të ministrit Erion Veliaj me homologun e tij austriak.

Kjo marrëveshje do të vijë pas nënshkrimit të marrëveshjes së ngjashme me Belgjikën e realizuar para disa muajsh, ndërkohë që janë në përfundim edhe marrëveshjet me Luksemburgun dhe Hungarinë.

Në takimin e mbajtur mes palëve, raportohet se ministri austriak i Punës dhe Çështjeve Sociale, Hundstrofer, është shprehur i hapur për nënshkrimin e marrëveshjes për mbrojtjen sociale.

Ministri austriak, ndërkaq ka ofruar mbështetjen dhe eksperiencën austriake në realizimin e reformës së pensioneve, ndihmës ekonomike dhe personave me aftësi të kufizuar.

 

Burimi www.shqiptarja.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top