ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Vdes në Francë shkrimtari i madhë kosovarë Ali Podrimja

 

Gjendet i pajetë pas 3 ditësh kërkime në Francë, poeti i njohur Ali Podrimja.

 

Gjendet i pajetë pas 3 ditësh kërkime në Francë, poeti i njohur Ali Podrimja.

Njoftimi është përcjellë nga autoritetet franceze, të cilat kanë komunikuar me ministrin e Jashtëm kosovar Enver Hoxhaj.

 

Poeti Ali Podrimja kishte humbur kontaktet me kolegët dhe miqtë e familjarët e tij nga data 18 korrik, në kohën kur po qëndronte në Francë në kuadër të festivalit të poezisë “Voix de la Méditerranée”, në qytetin e Lodève.

Autoritetet franceze po punojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të humbjes së jetës së poetit Ali Podrimja, i cili mësohet se vuante nga skleroza.

Poeti i madhë me datë 20 Mars 2011 ndodhej në Athinë ku bëri promovimin e një libri të tij. Stafi i albanians.gr ishim prezent në këtë promovim, dhe patëm rastin të njihemi afër me veprën e shkrimtarit të madhë.

I shprehim ngushëllimet më të mëdha familjes të shkrimtarit të madhë. Me humbjen e Ali Podrimjës , humbi dhe një pjesë e madhe e kulturës dhe letërsisë shqiptare. Vdekja e poetit nuk është humbje e thellë vetëm për familjen e tij, por dhe për gjithë kombin shqiptarë

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top