Babai i 17 vjeçares nga Saranda, K.A, e cila humbi jetën në mënyrë misterioze pas vizitës tek dentisti, nuk i pranon rezultatet e ekspertizes mjekoligjire sipas së cilës vdekja ishte për shkaqe natyrale.
J.A, i cili është i ndarë nga gruaja e tij e parë me të cilën kishte dhe vajzen, hedh akuza se vajza mund te jetë përdhunuar nga taksisti që po shoqëronte vajzën në Qafë Bote, teksa shoferi ishte edhe i dashuri aktual i nënës së vajzës.
Në një komunikim telefonik për A1 Report, J.A, pohon se i ka kërkuar autoriteteve ligj-zbatuese të Janinës të kryejnë edhe një tjetër ekspertizë mjekoligjire, teksa sqaron se ekepertiza e kryer nga autoritet shqiptare lë pas hije dyshimi.
LEXONI AKOMA Vdekja e 17-vjeçares, policia greke ndalon varrimin në Janinë pas kërkesës së babait
