Disa ditë pasi në doganën e Kakavijës janë kthyer pas nga autoritetet greke të paktën 30 familje me fëmijë që udhëtonin drejt vendbanimeve të tyre në shtetin grek, mësohet se prej mëngjesit të së hënës edhe në doganën e Kapshticës policët greke kanë filluar të mos lejojnë familjet e emigrantëve shqiptare që sipas tyre kanë probleme në pasaportat apo certifikatat e fëmijëve të tyre nga Shqipëria.
Ndalimi i familjeve te emigranteve shqiptare ne pikat kufitare dhe kthimi i tyre pas ka shkaktuar shqetesim te madh tek komunitetit shqiptar ne Greqi. Ne shumicen e rasteve femijet humbasin shkollen, ndersa edhe per prinderit eshte e veshtire pasi nuk kane ku t’i lene ata ne Shqiperi dhe keshtu krijojne probleme ne punet e tyre.
