ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Vazhdon kthimi i emigrantëve Rradhë në Kapshticë

kapshtica

Emigrantët të cilët pas festive të fundvitit po kthehen në vendet ku punojnë dhe jetojnë, qëndrojnë në radhë për të pritur kalimin e pikave kufitare. Edhe ditën e sotme vihet re fluks i kalimit të qytetarëve në doganën e Kapshticës dhe Kakavijës.

Radhë të gjata të emigrantëve dhe automjeteve janë krijuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në vendin tonë nga kjo pikë doganore 1793 persona dhe 396 mjete, ndërsa kanë dalë nga Shqipëria drejt Greqisë 4488 persona dhe 1012 mjete.

Mësohet se pala greke ditën e sotme punon vetëm me 2 sportele, një në hyrje dhe një në daljem për shkak të festës së “Ujit të bekuar”, dhe për këtë po punohet me sportele të reduktuara.

Ndërsa pala shqiptare punon me 5 sportele, 2 në hyrje dhe 3 në dalje.

Fluks dhe radhë automjetesh që presin të kalojnë kufirin drejt greqisë, është krijuar edhe në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Kështu ditën e sotme nga kjo pikë doganore kanë hyrë në Shqipëri 3 414 persona me 542 mjete dhe kanë dalë rreth 7651 persona me 1646 mjete.

Në këtë pikë të kalimit kufitare, pala shqiptare punon me 9 sportele, 3 në hyrje dhe 6 në dalje, ndërsa pala greke punon me 4 sportele, dy në hyrje dhe 2 në dalje.

Policia kufitare e Kakavijës po punon për krijimin e lehtësirave ligjore për të kaluar në kohë në tokën greke, duke shmangur radhët e vonesat për emigrantët. Po bashkëpunohet dhe me palën greke për shtimin e sporteleve me qëllim lëvizjen e njëtrajtshme nga të dyja anët.

Burimi  http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/fluks-i-emigrant-ve-n–dogana-mjetet-n–radh–n–kapshtic–194405.html#sthash.UtSZ06Qv.dpuf

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top