Është rritur ndjeshëm fluksi i emigrantëve shqiptarë që kthehen në Shqipëri me rastin e Pashkëve Ortodokse, siç raportojnë burimet nga pikat kufitare shqiptare. Sipas të dhënave dje në pikën kufitare të Kakavisë kanë kaluar 3426 shtetas dhe 869 mjete.
Gjithashtu policia kufitare e Kakavisë njoftoi se u ndaluan dy shtetas shqiptarë të cilët ktheheshin në Shqipëri, sepse ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Rikujtojmë këtu se të gjithë emigrantët shqiptarë që kanë problem me toponimet në pashaportat biometrike mund të hyjnë sërisht në Greqi deri në 12 Maj.
albanians.gr
