ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Vazhdon fluksi në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavisë

Në ditën e pestë të vitit të ri, në pikat e kalimit kufitar vihet re shtim i fluksit të lëvizjes së emigrantëve. Gjatë 24 orëve të fundit, janë krijuar radhë të emigrantëve dhe automjeteve në pritje për të kaluar pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës. Ndërkaq Kontrolli i imtësishëm i dokumentacionit dhe automjeteve për lëndë narkotike ka shkaktuar radhë të gjata në doganën e Muriqanit në Shkodër, duke krijuar radhë deri në 4 kilometër.

Gjatë 24 orëve të fundit, vetëm në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës kanë hyrë rreth 3570 persona dhe kanë dalë rreth 7100 të tjerë.

Po kështu, kanë hyrë 694 mjete, ndërsa në dalje janë regjistruar 1100 makina.

Bëhet me dije se pala shqiptare punon më 8 sportele, tre prej tyre në hyrje dhe 5 në dalje.

Ndërsa pala greke punon me 5 sportele, 2 në hyrje dhe 3 në dalje.
Ditën e sotme, ndryshe nga dy ditët e kaluara, vihet re krijimi i radhëve të emigrantëve dhe automjeteve në pritje për të kaluar kufirin edhe në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 2028 persona dhe 406 automjete

Burimi www.shqiptarja.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top