ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Vangjel Tavo për Toponimet Të respektohet lista që Greqia ka depozituar në OKB

Deputeti Vangjel Tavo i bën thirrje qeverise shqiptare të marrë masa emergjente për zgjidhjen përfundimtare të toponimeve, e kthyer në një shqetësim për emigrantet. Sipas tij qeveria greke ka përcaktuar disa herë afatet për ndryshimin e toponimeve, por deri tani kjo çështje nuk ka gjetur zgjidhje.

“Në fakt për të qenë i drejtpërdrejtë nuk shtë lënë 1 herë afat kohor, por 4 herë afat kohor, 3 herë me qeverinë e mëparshme dhe 1 herë me qeverinë aktuale. Për të gjetur një zgjidhje por nuk ka ardhur kjo zgjidhje”.
Problemi i toponimeve në pasaporta është shfaqur në Tetor të vitit 2012 dhe nuk ka gjetur zgjidhje pavarësisht disa tratatitave që kanë rezultuar të pasuksesshme.
“Në bazë të një rezolute të Kombeve të Bashkuara, por të Këshillit Europës dhe Bashkimit Europian ne duhet të respetojmë këto toponime”.

Nga pala greke është lënë 4 herë afat kohor, afati i fundit ka skaduar në 30 janar, datë kur ka rifilluar kthimi i emigrantëve që kanë probleme me toponimet.

burimi www.ballkanweb.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top