ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Valentina Jovani Fëmijët shqiptarë në Greqi kanë shumë dëshirë të mësojnë gjuhën Shqipe.

Në përpjekje për të dhënë sa më shumë informacione

Në përpjekje për të dhënë sa më shumë informacione tek emigrantët shqiptarë në Greqi, Albanians.gr fillon sot një cikël të ri intervistash me mësues, dhe organizator të kurseve të gjuhësh shqipe në Greqi, të njohura ndryshe si Shkollat e gjuhës Shqipe në Greqi

Zakonisht këto janë kurse që janë ngritur në mënyrë vullnetare nga mësues dhe shoqata të ndryshme shqiptare në Greqi. Zyrat e arsimit fillorë të bashkive dhe rretheve zakonisht vejnë në dipozicion disa klasa në shkolla fillore për tu zhvilluar mësimet e gjuhës Shqipe.

Po e fillojmë ciklin e intervistave tona me Shkollën e lagjes Virona në Athinë, ku mësuese është zonja Valentina Jovani.

Zonja Valentina Jovani është një nga dhjetrat mësuese që vullnetarisht dhe pa pasur asnjë lloj përfitimi ekonomik japim mësime të gjuhës shqipe.

 

INTERVISTA

Albanians.gr: Zonja Valentina na thoni pak fjalë për shkollën në Virona, ku ju jepni mësim?

Valentina Jovani: Është viti i tretë që jap mësim në shkollën e Vironës , kemi dy klasa që japim mësim . Në klasën e parë jap une mësim dhe në klasën tjetër jep mësuesja Eva DIKO

Mësimet janë dy orëshe dhe jepen të  shtunave nga ora 9 deri në orën 11.Ambjentet ku zhvillohen mësimet janë siguruar nga Bashkia e Vironas, në Shkollën Fillore  të 3 të Vironas (3 Dhimotiko)

Une si klasë e parë   kam 15 nxënës tani … por nga e shtuna në të shtunë rritet numri i nxënësve.

Këtë të shtunë do të vinë nxenës të rinj nga mosha 6 deri në 9 vjeç… janë 5 nxënës të rinj

 

Albanians.gr: Cili është shkaku kryesor i rritjes të numrit të nxënësëve që vijnë dhe mësojnë gjuhën shqipe?

Valentina Jovani: Fëmijët kanë shumë dëshirë të mësojnë gjuhën Shqipe. Prindërit na thojnë se fëmijët zgjohen me shumë qejf të shtunave për të ardhur në shkollë dhe të mësojnë të flasin, të lexojnë dhe të shkruajnë Shqip.

Sigurisht ka të bëj dhe kujdesi që jepet nga mësuesit si dhe kushtet e shkollës.

Ne mësueset e shkollave shqipe në Virona tregojmë shumë dashuri dhe përkushtrim për fëmijët.

Gjithashtu dhe falë përpjekjes të kryetarit të shoqatës punëtore në Virona, z Ardian Gjoka, fëmijëve ju janë siguruar të gjitha kushtet, me libra dhe me fletore.

 

Albanians.gr: Po kemgul pak në shkaqet e rritjes të kërkesave për të mësuar Shqip nga fëmijët? Ka ndikuar kriza ekonomike?

Valentina Jovani: Rritja e nxënësve ska të bëjë me krizën por ka të bëjë me dëshirën që kanë prindërit  që fëmijët e tyre të mësojnë shqip … dhe kjo është  arritur edhe me këmbënguljen tonë që informojmë për ekzistencën e shkollave shqip edhe në shkollat greke të zonës, me qëllim që ata të informojnë nxënësit shqiptarë.

Siç thashë dhe më lart, ne si shkollë i kemi të gjitha mundësitë për të pritur nxënësit shqiptarë. Biles tani personalisht po ndihmoj që të hapet dhe shkolla në Vula të Atikës, ku janë 15 nxënës që duan të mësojnë shqip

 

Albanians.gr: Ndihmë financiare nga Shteti shqiptarë keni?

Valentina Jovani: Ne si shkolla Virona nuk kemi patur, por e vërteta është që as kemi kërkuar dhe as nuk duam të kemi.

Hapja e kurseve të gjuhës shqipe nuk janë mundësuar nga shteti shqiptarë por nga dëshira jonë për të mësuar tek brezi i ri, tek  fëmijët e emigrantëve shqiptarë në Greqi gjuhën Shqipe.

Këtu ne Virona ne konsiderojmë se ndihmojmë Atdheun tonë , bëjmë diçka për të, që të mos harrohet gjuha Shqipe kudo që ndodhemi .Pra  çdo gjë e bëjmë vullnetarisht.

Une fillova të jap mësim vullnetarisht e keshtu do të mbaroj. Dua që fëmijët sa më shumë të mësojnë gjuhën shqipe dhe mos ta harojnë  atë kurrë.

 

Albanians.gr: Çfar mbështetje kërkoni nga Shteti Shqiptarë?

Valentina Jovani: Mbështetje që duam nga shteti shqiptarë është të kontribuoi me libra për shkollat shqipe në Athinë por dhe në të gjithë Greqinë

Tani për tani këto libra po sigurohen në mënyrë private nga vetë ne mësuesit apo nga shoqatat e ndryshme, siç ndodh në Virona ku matrialet, abetare, libra dhe fletore, sigurohen nga Shoqata puntore dega Virona.

Do ishte më mirë këto libra të siguroheshin nga Shqipëria.

 

 

Albanians.gr: Pyetja e fundit. Çfar mesazhi do i jepni prindërve shqiptarë në Greqi?

Valentina Jovani: Mesazhi që u dërgoj të gjithë emigrantëve , prindërve që kanë lindur fëmijë në shtetit Helen  është të inkurajojnë fëmijët e tyre të mësojnë gjuhën Shqipe. Ju bëj thirrje që të dërgojnë fëmijët në shkollat shqipe që të mësojnë gjuhën shqipe, gjuhën e nënës, që kur të vij koha dhe një ditë të kthehen në vëndin e tyre mos të ndihen keq.

 

Për Albanians.gr

Gaston Sanxhaku

 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top