Kriza ekonomike që ka goditur Greqinën ka prekur shumë dhe emigrantët Shqiptarë në Greqi. Kjo pati si pasojë që këtë vit numri i emigrantëve të kthyer për festat në Shqipëri, të jetë më i pakët se vitet e kaluar.
Siç raporton top-channel.tv këtë vit numri i emigrantëve të kthyer për festat e fundivitit në Shqipëri ishte dy herë më i pakët sesa para një viti
Emigrantët gjithashtu flasin për pamundësi për të investuar në banesa dhe biznese të reja.
Janë me qindra emigrantët që presin prej muajsh pagat e papaguara ndërsa numri i proceseve gjyqësore që i pretendon këto pagesa është gjithnjë duke u rritur.
Përgjatë vitit 2013 disa qindra qytetarë që punon në Greqi janë kthyer përfundimisht për të jetuar në vendlindje ndërsa pritet që qindra të tjerë të rikthehen këtë vit.
burimi www.top-channel.tv
