Siç bëhet e ditur nga Ambasada Shqiptare në Greqi janë bërë disa ndryshime në tarifat në disa nga shërbimet e Sektorit Konsullor të Ambasadës
Njoftim
Bazuar në Udhëzimin e Përbashkët të Ministrisë të Financave dhe Ministrisë të Punëve të Jashtme, janë bërë ndryshimet e mëposhtme në tarifat e disa prej dokumenteve te lëshuara nga Sektori Konsullor i Ambasadës.
• Ulje e tarifës së legalizimit nga 20 në 15 euro.
• Ulje e tarifës së vërtetimit të dulblikatave nga 20 në 10 euro.
• Lëshimi gratis i lejeve të kalimit dhe legalizimi gratis i dokumenteve vetëm në raste vdekjesh nga 30 (lejet e kalimit) dhe 20 (legalizimi i certifikatave) në 0 euro.
