Shqip

UEFA vendos sot për ‘Serbi Shqipëri’

UEFA pritet të japë sot vendimin e shumëpritur për të ardhmen e ndeshjes së ndërprerë “Serbi-Shqipëri” dhe dënimet e mundshme ndaj Federatave të dy kombëtareve.
Komisioni i Displinës dhe Etikës në UEFA ka pasur në dorë dhe ka shqyrtuar dosjet e përgatitura nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo serbe në lidhje me incidentet e ndodhura gjatë ndeshjes së 14 tetorit në stadiumin “Partizani” të Beogradit. Mjaftoi valëvitja e flamurit kuqezi me hartën e Shqipërisë së Madhe për të revoltuar tifozët serbë të cilët dhunuan në mesin e fushës së blertë lojtarët e kombëtares sonë.
UEFA ka vënë nën hetim Shqipërinë për mos rikthimin e kuqezinjve në fushë dhe vazhdimin e lojës pas ndërprerjes në minutën e 41’, si dhe për flamurin e telekomanduar me dron mbi stadiumin e Beogradit, për të cilin deri më tani nuk ka autorësi.

BURIMI http://www.shqiptarja.com/home/1/uefa-vendos-sot-p-r—39-serbi-shqip-ri–39–ja-skenar-t-e-d-nimeve-247691.html#sthash.np6b295n.dpuf

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top