Megjithëse vendimi ishte parashikuar të bëhej publikë në mesditë, burime zyrtare brenda UEFA-s kanë njoftuar se Shqipëria do të humbasë 3-0 në tavolinë, ndërsa Serbisë do t’i hiqen tre pikë nga klasifikimi.
Sipas këtij njoftimi jozyrtar mësohet se Komisioni i Disiplinës do të vendosë një gjobë 100 euro për të dyja federatat.
Serbia, si shkaktare e trazirave në Beograd gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri, do luajë dy ndeshje pa tifozë.
Megjithatë do të na duhet të presim orën 12:30 për të mësuar vendimin zyrtar të UEFA-s për ndëshkimet që do të marrin të dyja federatat.
Burimi Shekulli.com.al
www.shekulli.com.al
