Shqip

U21 Më 2 Shtator ndeshja e futbollit Greqi Shqipëri në 17.45 në stadiumin e “Atromitos”

Shqipëri-Greqi në çdo përballje sportive evokon luftë të fortë e ndjenja kombëtare e nëse kjo betejë është në futboll, atëherë interesi është plotësisht i justifikueshëm. Me këtë vëmendje ekipi kombëtar i shpresave zbarkoi në Athinë për një ndeshje që do të vendosë shumë mbi kualifikimin potencial të kuqezinjve.
Ekipi i trajnerit Redi Jupi renditet në vend të dytë të klasifikimit të grupit me 12 pikë të grumbulluara në 8 ndeshje, por ndërkohë ka vetëm 2 ndeshje të mbetura. Rivalët e kuqezinjve, Greqia e Izraeli kanë edhe 4 ndeshje për të luajtur, ndërsa Hungaria edhe 3.

Krahas orëve të shtuara të stërvitjes, ekipit tonë kombëtar i është mundësuar edhe njohja me kulturën dhe historinë e Greqisë.

“Jam shumë i lumtur që do debutoj në ndeshje zyrtare për skuadrën kombëtare U21. Mendoj se kemi grup lojtarësh mjaft kualitativ. Jam shumë optimist për një rezultat pozitiv dhe shpresoj të fitojmë këtu në mes të Greqisë”, u shpreh Eros Grezda.

“Është ndeshje e fortë. Kjo ndeshje do të na japë kualifikim në fazën tjetër. Besojmë se do ta marrim. Besoj se do të fitojë më i miri,dhe këta do të jemi ne”, tha futbollisti tjetër Qazim Laçi.

Një barazim ose fitore në Athinë, i shton së tepërmi shpresat e ekipit tonë kombëtar për kualifikim në fazën tjetër,ndaj pritet që sportistët tanë t’i dhurojnë bashkatdhetarëve spektakël mbrëmjen e së premtes në stadiumin “Atromitos” në orën 17:45

Burimi http://m.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=334416

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top