Shqip

U zhvillua diskutimi mbi ligjin e Nënshtetësisë dhe Emigracionit Organizuar nga Albanians.gr

U zhvillua dje në ambjentet e BCA  College diskutimi i hapur mbi ligjin e Nënshtetësisë dhe Emigracionit, një aktivitet që u  organizua nga Albanians.gr

Të pranishmit u informuan rreth ligjit të Nënshtetësisë dhe cilët kategori fëmijësh përfitojnë nënshtetësinë greke. Gjithashtu u informuan dhe për ndryshimet që parashikohen në Kodin e Emigracionit, mundësitë që parashikon ligji i ri për  legalizimit e emigrantëve që jan pa leje qëndrimi, për bashkimin familjar  etj.

Një informacion shumë i vlefshëm për një pjesë të madhe të emigrantëve, ishte ai se si të veprohet në rast kur një emigrant merr dëbim (apelasi), mundësi përballimi etj

Në fund të aktivitetit u dha mundësia tek të gjithë të pranishmit të bënin pyetje mbi temat që u diskutuan si dhe për probleme personale që kanë.

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top