ΕΙΔΗΣΕΙΣ

U paraqit sot projektiligji dhe pikat kryesore të Kodit të Emigracionit të Greqisë

Greqi, Athinë Është paraqitur sot nga Ministri i Brendëshëm

Greqi, Athinë Është paraqitur sot nga Ministri i Brendëshëm

i Greqisë z. Mihaelaki Kodi i Emigracionit. Siç u shpreh ministri është hera e parë që Greqia tenton të bashkoi rreth 20 ligjet për emigracionin, 6 dekretet presidenciale dhe 42 rregulloret, ne një ligj të vetëm.

 

Gjatë konferencës për shtyp u sqaruan disa nga pikat kryesore që synon Kodi i Emigracionit.

Ashtu siç kishim shkrujatur dhe para shumë ditësh në albanians.gr filosofia kryesore e ligjit është, dhënja e lejeve të qëndrimit me kohë të zgjatur (Epi makron Dhiamenontos) si dhe paisja e të gjithë fëmijëve të emigrantëve me një leje të tillë, pa qënë e nevojshme ta rinovojnë atë çdo 5 vjet.

Pikat kryesore që u paraqitën sot nga ministria janë

 

  1. Bëhet leja qëndrimit kryesore që do jepet LEJA E QËNDRIMIT ME KOHË TË ZGJATUR (5 VJEÇARE-EPI MAKRON DHIAMENONTOS). Kjo leje, sipas ministrisë do i japi të drejtën rreth 358.000 emigrantëve të ligjëshëm që jetojnë në Greqi, të punojnë dhe të jetojnë dhe në vënde të tjera të Bashkimit Europian. Hiqen të gjitha lejet dhe kthehen në leje 5 Vjeçare. (LEXONI KËTU PROÇEDURËN Paraqitet nesër Ligji i ri për Emigrantët. Disa nga ndryshimet.)
  2. Nga 50 leje qëndrimi që ekzistojnë sot, ato bëhen 19
  3. Hiqen 20 kritere(dikeologjitika) për rinovimin e lejeve të qëndrimit
  4. Hiqen proçedura burrokratike që vështirsonin rinovimin e lejes të qëndrimit
  5. Proçedura dhe lehtësime për emigrantët e gjeneratës të dytë (Dhefteri gjenia metanaston) Fëmijët që kanë lindur ose janë rritur në Greqi do ju jepet leje qëndrimi me kohë të zgjatur (5vjeçare) dhe lehtësohen proçedurat e rinovimit. Kështu që shmanget mundësia që fëmijët të kërkojnë nështetësi vetëm për të përfitiar lehtësimet që të jep ajo.
  6. Ndryshon proçedura kërkesave dhe transferimi e emigrantëve
  7. Do krijohen proçedura të shpejta për të gjithë emigrantët që investojnë në Greqi
  8. Lehtësime për krizën ekonomike. Emigrantë të papunë që jetojnë vite në Greqi nuk do quhen të paligjëshëm.
  9. Ndryshime në ligjet e punësimeve dhe emigracionit. Hiqet kontrata e punës, ensimat dhe kuota e të ardhurave vjetore
  10. Parashikohet që për të pasur një emigrantë biznes të tij duhet të jetë paisur vetëm me leje qëndrimi me kohë të zgjatur, dhe me asnjë lloj leje tjetër
  11. Ndryshojnë proçedurat e bashkimit familjarë. Do bëhen teste speciale për të vërtetuar lidhjen familjare, si dhe do hiqet kuata ekonomike për bashkim familjarë.
LEXONI KËTU KRITERET QË DUHEN TË PËRMBUSHEN PËR TË MARRË LEJE QËNRIMI ME KOHË TË ZGJATUR Άδεια διαμονής επί μακρόν διαμένοντος-Δικαιολογητικά.

 

Më poshtë janë pikat kryesore e  projektligjit që është  paraqitur sot nga Ministria e Brendëshme (foto  e marrë nga www.antenna.gr)

 

Përgariti për albanians.gr

Gaston Sanxhaku

 


LEXONI AKOMA

Paraqitet nesër Ligji i ri për Emigrantët. Disa nga ndryshimet.

Leje qëndrimi për kohë të zgjatur (επί µακρόν διαµένoντος)


Άδεια διαμονής επί μακρόν διαμένοντος-Δικαιολογητικά

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top