ΕΙΔΗΣΕΙΣ

U organizua dje në Athinë ‘Dita e kulturës shqiptare’, një sukses i vërtet

Një ditë e bukur dhe e këndshme ishte dita e dielë për shumë shqiptarë që morën pjesë në aktivitein e organizuar nga shoqata ‘Studenti’. Një aktivitet që i kishte të gjitha! Të rinjë mësuan rreth kulturës së tyre

Një ditë e bukur dhe e këndshme ishte dita e dielë për shumë shqiptarë që morën pjesë në aktivitein e organizuar nga shoqata ‘Studenti’. Një aktivitet që i kishte të gjitha! Të rinjë mësuan rreth kulturës së tyre

dhe më të moshuarit rikujtuan disa elemente të bukura të kulturës sonë.
Në aktivitet morën pjesë ambasadori i Shqipërisë në Greqi, zoti Dashnor Dervishi, Flutura Tafilaku kryetarja e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi, shkrimtarët Arqile Gjata dhe Spiro Xhavara si dhe shumë të tjerë.
Programi filloi me një përshëndetje nga kryetari i shoqatës ‘Studenti’ Gaston Sanxhaku dhe më pas ambasadori Dashnor Dervishi përshëndeti edhe ai këtë insiativë të studentëve dhe të rinjve në Greqi.

Më pas u fol për disa elemente të kulturës shqiptare dhe mbrapa paraqitjes së Muzikës Shqipe, të pranishmit patën mundësi të dëgjojnë grupin lab ‘Lot Kurbeti’ të interpretojë disa këngë të mrekullueshme labe. Programi vazhdoi me simpoziume rreth Gjuhës Shqiptare, u bë një paraqitje të shoqatës ‘Studenti’ dhe u interpretuan disa valle tradicionale shqiptare nga nxënës së shkollës së kërcimit që ka hapur shoqata ‘Studenti.

Vijoi me një skeç humoristik të përgatitur nga anëtarët e shoqatës dhe më pas u bë një referim tek kostumet tradicionale shqiptare.
Në prag të sezonit turistik nuk mungoi edhe një paraqitje të vendeve historike-turistike të Shqipërisë. Duke filluar nga Saranda e deri në Tropojë, u shpalosën bukuritë e vendit tonë.
Më pas pjesëmarrësit patën mundësinë të provojnë disa ushqime tradicionale shqiptare të përgatitura nga anëtarët dhe miqtë e shoqatës Studenti.

Pjesa e dytë e programit vazhdoi me këngë dhe valle shqiptare kur rinia por dhe mosha më të mëdha-ja u argëtuan me gjithë shpirt nën hitet e muzikës sonë.

 

Një brravo dhe një duartrokitje e meritojnë patjetër të gjithë ata që u angazhuan në përgatitjen e këtij aktiviteti. Suksese të mëtejshme shoqatës ‘Studenti’, Albanians.gr do të përkrah si gjithnjë çdo përpjekje për ruajtjen e kulturës dhe identitetit shqiptar!

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top