Greqi Selanik. Skanë kaluar ende as 10 dit nga përurimi
në qytetin e Selanikut të Parkut “Durrësi-Shqipëria”, dhe rrethe të caktuara nacionalistësh grek , treguan fytërën e tyre të vërtetë. Pllaka përkujtimore që ishte vendosur në shesh si dhe tabela me emërtimin e parkut janë shkatërruar dhe mbi të janë shkrujatur dhe thirrje kërcënuese për Kryetarin e Bashkisë të Selanikut.
Gjithashtu dhe Flamuri i Shqipërisë që ishte ngritur në Shesh është hequr.
Parku “Durrësi-Shqipëri” është quajtur këshu në kuadër të të binjakëzimit të dy qyteteve bregdetare, Selanikut në Greqi dhe Durrësit në Shqipëri. Një shesh në Durrës do marri emrin Selanik.
Disa rrethe ose individë luftojnë akoma për të prishur marrdhënjet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ato po përpiqen të minojnë krijimin e marrdhënjeve kulturore mes dy vëndeve….por siç thot dhe shprehja e urtë “kush e humbi kulturën që ta gjejnë këto persona”
Këto sjellje vetëm neveri mund tl shkaktojnë. Turp për ato që e bënë, dhe ne kemi besimin se ky nuk është vullneti i qytetarëve të Selanikut, por i një pjese të caktuarë që miqësia i frikëson.
Shikoni foto e turpëshme.
albanians.gr
LEXONI AKOMA
Përurohet ,mes protestash, Parku Durrësi në Selanik. VIDEO FOTO
