ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Trupat e 3 vajzave të masakruara të shtunën në Shqipëri

Do të rikthehen në atdhe por tashmë jo për të kaluar disa ditë pushimi por për tu prehur përgjithmonë në vendin e tyre. Trupat e pa jetë të tre vajzave që u masakruan me thikë nga nëna e tyre pritet të mbërrijnë në Shqipëri ditën e shtunë. Lajmi bëhet i ditur nga familjarët e Bashkim Dobrushit babait të viktimave.

Familjarët sqarojnë se trupate pa jetë të vajzave do të të lënë tokën italiane ditën e nesrëme në orën 23:00 dhe pritet të mbërrijnë në portin e Durrësit rreth orës 09:00 të ditës së shtunë. Më pas ato do të transportohen drejt qytetit të Kukësit ku dhe do të zhvillohet ceremonia mortore për ti dhënë lamtumirën e fundit.

Tre vajzat u masakruan bababarisht me thikë nga nëna e tyre. Ngjarja tronditëse ndodhi në datën 9 mars në Lecco të Italisë. Motivet mbeten mister. Ndërsa nëna që me gjakftohtësi u mori jetën që u kishte dhuruar bijave të tyre deklaron se nuk është penduar për krimin makabër.

“Bëra gjënë e duhur, duke i shpëtuar nga një fat mizor dhe i pamëshirshëm. I mbrojta nga të këqijtë, pasi në të kundërt do të ishin bërë prostituta”. Kjo ka qenë dëshmia që 37-vjeçarja Edlira Dobrushi, pa derdhur asnjë pikë loti dhe më e sigurt se kurrë, ka dhënë para autoriteteve italiane pas masakrimit të tri vajzave të saj.

burimi www.ballkanweb.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top