ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Trojka sërisht në Athinë

Përgatitje të ethshme po ben Qeveria greke në pritje të eksperteve të trokës javën e ardhshme të cilët kanë braktisur Athinën në fund të vitit të kaluar pa një marrëveshje konkrete për vazhdimin e ndihmes financiare.

Por samitit i Eurogrupit që perfundoi ne mbremjen e se henes dha driten jeshile per rikthimin e perfaqesuesve te kreditoreve ne kryeqytetin grek per te negociuar paketen e rradhes prej 10,1 miliardë euro, e cila do te mbuloje nevojat financiare te vendit deri ne gushtin e ketij viti.

“Ka shumë pak progres , marrëveshjet qe kemi bërë nuk janë zbatuar . Procesi ka qenë në vendnumëro për një kohë te gjate  dhe do të shohim  nëse mund ta veme ne levizje ate përsëri”, tha Jeroen Dijsselbloem President i Eurogroup. Pas ketij vleresimi, menjehere vijojne negociatat e ardheshme per mbulimin e boshllekut financiar per vitin 2014-2015, i cili do te behet ne qershor , pas zgjedhjeve per PE.

Perfaqesuesit e kreditoreve do te diskutojne edhe ceshtjen e borxhit kolosal te Greqise. Nese Athina do te vertetoje me shifrat zyrtare te Eurostatit  se teprica primare e arritur pergjate vitit 2013 eshte e sakte ,atehere kreditoret do te mund te japin nje ndihme te re financiare  per Greqine per dy vitet ne vijim ,ndersa tregjet do te gjykojne se eshte hapur tashme rruga per nje reduktim te pjesshem te borxhit grek duke e cilesuar ate si te qendrueshem.

“Unë mund të konfirmoj se tani presim ekipet e misionit tonë për t’u kthyer në Athinë në ditët e ardhshme, nga fundi i kësaj jave . Është në interes të të gjithë partnerëve , por para së gjithash në interes të Greqisë për të bërë atë që duhet, për të të lejuar përfundimin e vleresimit, duke zbatuar këto reforma strukturore ne menyre qe te rrise kapacitetin e ekonomisë,çka do te sjelle zhvillim dhe vende te reja pune”, tha Rehn.

Javen e kaluar agjensia e lajmeve ekonomike  Bloomberg u shpreh pro nje fshirjeje te menjehershme te borxhit grek  dhe sipas shtypit gjerman te se martes disa ministri ne Berlin po shqyrtojne nje ndihme te metejshme per Athinen.

Por ky vleresim eshte pritur me reagime negative nga disa qeveri te shteteve anetare te Eurozones qe i referohen presionit te votuesve te tyre te lodhur per kredite e nje pasnjeshme ndaj vendeve ne nevoje, ne kete kohe krize.

Greqia ka marre ne vitet e fundit nje pakete kolosale ndihme prej 240 mld euro nga BE,BQE dhe FMN,por nuk ka mundur ende te dale nga nje recension i thelle ekonomik qe ka hyre ne vitin e gjashte, ndersa vazhdon te mbaje ne BE rekordin e papunesise,qe ka arritur sipas shifrave te fundit ne 28%. / Top Channel

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top