ΕΙΔΗΣΕΙΣ

Tre vjet nga fillimi i krizës Greke. Sa janë prekur emigrantët shqiptarë?

Tre vjet sot plotësohen nga dita kur

Tre vjet sot plotësohen nga dita kur ish kryeministri i Greqisë , Jorgos Papandreu, nga ishulli i bukur i Kastelorizos futi Greqinë në ” krahët ” e FMN dhe Mekanizmit Mbështetës të Eurozonës, të njohura gjërësisht si Trojka.

 

Nga ajo kohë kanë kaluar 3 vjet dhe janë nënshkruajtur 3 Memorandume mes qeverisë Greke dhe Trojkës. Masa të rrepta ekonomike, taksa, riorganizim i sektorit publik, ulje drastike rrogash dhe pencionesh ishin disa nga pikat kryesore të Memorandumeve, që pritej të çonin ekonominë Greke në rrugën e duhur.

 

Por ndodhi komplet e kundërta. Ekonomia greke u shkatërrua komplet. Papunsia arriti shifrat 30% dhe mbi 60% tek moshat nën 24 vjeç. Me mijëra biznese të vogla dhe të mesme u mbyllën. Me qindra grek morrën sërisht rrugën e emigracionit. Dhe pasoja më tragjike nga të gjitha, mbi 2000 veta i dhanë fund jetës për shkak të krizës ekonomike.

 

Sigurisht kriza ekonomike greke preku dhe shtresën më delikate të shoqërisë, emigrantët. Emigrantët shqiptarë në Greqi përbëjnë rreth 70% të emigrantëve që ndodhen në Greqi. Shifrat zyrtare flasin për rreth 350000 emigrantë shqiptarë të ligjëshëm që jetojnë në Greqi.

 

Kriza greke dhe masat e rrepta ekonomike i dhanë një goditje shumë të rëndë emigrantëve shqiptarë në Greqi. Sipas shifrave zyrtare rreth 75000-80000 emigrantë shqiptarë u detyruan të largohen nga Greqia për shkak të krizës ekonomike gjatë vitit 2011-2012. Rreth 180000 llogaritet numri i emigrantëve shqiptarë të larguar nga Greqi gjatë 5 viteve të fundit.

 

Me qindra emigrantë kanë humbur punën e tyre. Ato që janë goditur më shumë janë burrat, të cilët pjesa dërrmuese e tyre punonin në sektorin e ndërtimeve, ose në sektore teknike. Gjithashtu dhe sektorë të tjerë që aktivizoheshin emigrantë shqiptarë, janë goditur rëndë,  për shkak të uljes të nivelit të jetesës të grekëve, sektorë si ai i tregëtisë, shërbimeve të ndryshme shtëpijake ku siguronin të ardhurat e tyre me qindra gra shqipëtare.

 

Vështërsi të mëdha kanë dhe studentët shqiptarë që kanë mbaruar në universitetet greke. Me zvoglimin e tregut të punës, janë të paktë ata që arrijnë të sigurojnë një vënd pune në degën që kanë studjuar. Shumica e tyre detyrohen të punojnë në sektorë të tjerë ose të bëjnë punë jashtë profilit të tyre. Biles një numër i madh studentësh shqiptarë që kanë studjuar në Greqi i janë drejtuar Shqipërisë për punësim, por dhe aty vështirësitë që kanë hasur nuk janë të pakta.

 

Si pasojë shumica e emigrantëve shqiptarë ndodhen në një gjëndje të mjerueshme ekonomike. Por mankthi më i madh për emigrantët shqiptarë është pasiguria. Pasiguria për të ardhmen. Emigrantët shqiptarë ndjehen me një këmbë në Greqi me një këmbë në Shqipëri. Siç shprehen vetë një numër i madh i tyre jemi të huaj si në Greqi ashtu dhe në Shqipëri.

 

Në fillim të vitit 2012 rreth 75% e emigrantëve shqiptarë që jetonin në Greqi dëshironin të vazhdonin të qëndronin kurse tani kjo shifër është nën 50%.

 

Shqipëria për emigrantët shqiptarë është dhe shpresa e fundit. Por pyetja kryesore është se është në gjëndje ekonomia shqiptare të përballoj një fluks emigrantësh që riatdhesohen?

 

E ardhmja në Greqi nuk figuron aspak e këndëshme për emigrantët shqiptarë në Greqi, të cilët ditë për ditë po shikojnë investimet e një jete të tërë duke avulluar dhe bashke me to dhe  ëndrrat për një jetë më të mirë dhe në nivel më lart se ajo që lanë në Shqipëri.

 

Për albanians.gr

Gaston Sanxhaku

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top