Shqip

Tre lëkundje tërmeti “zgjojnë” Shqipërinë

Tre lëkundje tërmeti kanë tronditur veriun e Shqipërisë, mëngjesin e së premtes. Sipas Institutit të Gjeoshkencave lëkundja e parë ka ndodhur në orën 4:55, në Reps të Mirditës.

Ky tërmet ishte me magnitudë 2.7 ballë dhe një thellësi 5 kilometra. Në orën 5:08 është ndjerë lëkundja e dytë, e fuqishme. Epiqenda ka qenë sërish në Reps, me magnitudë 4.2 ballë dhe me një thellësi 3 kilometra.

Po ashtu edhe në orën 5:57 është ndjerë një tjetër lëkundje, me magnitudë 2.7 ballë dhe një thellësi 2 kilometra. Epiqendra e tërmetit ka qenë sërish në Reps të Mirditës.

Gjatë 24 orëve të fundit disa tërmete kanë rënë në Ballkan si dhe në tokën italiane.

Burimi http://tvklan.al/tre-lekundje-termeti-zgjojne-shqiperine/

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top