Shqip

Tre kushtet për nënshtetësinë e fëmijëve të emigrantëve

Këtë javë pritet të dali në diskutim publik ligji i shumpritur i nënshtetësisë për fëmijët e gjeneratës së dytë. Bëhet fjalë për një ligj i cili do krijoj mundësinë, të bëhen shtetas grek me proçedurën e “Kombësisë”-Ithagjenia rreth 200.000 fëmijë që jetojnë në Greqi.

Sipas gazetave greke “Ethnos e të Dielës” dhe  “Avgji” kushte e reja që pritet të vendosen për marrjen e nështetësisë janë:

Fëmijët e lindur në Greqi dhe vazhdojnë të jetojnë në Greqi

Kategoria e parë që pritet të përfitoj nënshtetësinë, janë fëmijët e emigrantëve të cilët kanë lindur në Greqi dhe vazhdojnë të jetojnë në Greqi.

Kushtet që kjo kategori të përfitoj nënshtetësinë greke është të jet regjistruar në shkollën fillore greke si dhe prindërit të jenë të ligjëshëm për një periudhë të caktuar kohore që do parashikohet në ligj , periudhë e cila nuk është bërë e njohur akoma.

 

[maxbutton id=”2″]

 

Fëmijë që nuk kanë lindur në Greqi,vazhdojnë të jetojnë në Greqi, por kanë bërë shkollë në Greqi.

Kategoria e dytë janë kryesisht fëmijët që nuk kan lindur në Greqi, por kanë ardhur në moshë të vogël  dhe vazhdojnë të jetojnë në Greqi.

Kushti kryesor për të përfituar nënshtetësinë do jetë të kenë bërë 6 ose 9 vjet shkollë në Greqi, me kombinim me qëndrimin e ligjëshëm të prindërve në Greqi .

Fëmijë që kanë mbaruar universitetin në Greqi. 

Kategoria e tretë i përket fëmijëve të emigrantëve që kanë mbaruar shkollat e larta në Greqi (AEI-TEI) në kombinim me përfundimin e shkollës së mesme në Greqi, si dhe të jetojnë në Greqi në mënyrë të ligjëshme.  Në këtë kategori nuk merret parasysh statusi i prindërve , meqënëse fëmijët kanë mbushur moshën 18 vjeç.

Siç kuptohet , dy ketegoritë e para kanë të bëjnë me fëmijë nën 18 vjeç, kategoria e tretë fëmijë mbi 18 vjeç. Në kategorinë e dytë parashikohet të mbuloj dhe fëmijët mbi 18 vjeç. Gjithashtu pritet që me dispozita të veçanta, të gjithë fëmijët që kalojnë mbi 18 vjeç dhe do tregojnë interes për përfitimin e nënshtetësisë, si të rritur do kenë mundësi të fitojnë nënshtetësinë, mjafton të plotësojnë një nga tre kategoritë, dhe të jetojnë në mënyrë të ligjëshme në Greqi.

Gjithashtu me despozita të veçanta pritet të gjehet zgjidhje dhe për rreth 13.000 kërkesa të cilat janë të bllokuara nga ligji 3838/10, i cili u shpall antikushtetues.

[maxbutton id=”2″]

 

LEXONI ARTIKULLIN DHE NË GJUHËN GREKE

Οι τρεις προϋποθέσεις για την Ιθαγένεια 

Την ερχόμενη εβδομάδα κατά πάσα πιθανότητα θα βγει σε δημόσια διαβούλευση ο νέος νόμος για την Ιθαγένεια.

Σύμφωνα με πληροφορίες του «Εθνους της Κυριακής», τα νέα κριτήρια που αναμένεται να τεθούν είναι τα εξής

Η πρώτη κατηγορία αφορά παιδιά μεταναστών που έχουν γεννηθεί στην Ελλάδα και συνεχίζουν να ζουν εδώ. Οι προϋποθέσεις για να λάβουν την ιθαγένεια είναι η εγγραφή σε δημοτικό σχολείο, όπως επίσης οι γονείς τους να διαμένουν νόμιμα και μόνιμα στην Ελλάδα για συγκεκριμένο χρονικό διάστημα που περιγράφει ο νομός.

Η δεύτερη κατηγορία απευθύνεται κυρίως σε παιδιά μεταναστών που δεν έχουν γεννηθεί στην Ελλάδα, αλλά ήρθαν στη χώρα σε μικρή ηλικία και συνεχίζουν να ζουν εδώ νόμιμα. Προϋπόθεση για να λάβουν ιθαγένεια θα είναι η 6ετής ή 9ετής φοίτησή τους σε ελληνικά σχολεία, σε συνδυασμό με νόμιμη παραμονή των γονέων στη χώρα. Δηλαδή, για να μπορεί να λάβει κανείς την ιθαγένεια θα πρέπει να έχει ολοκληρώσει τη Δευτεροβάθμια Εκπαίδευση (6 χρόνια) ή να έχει 9ετία σε τάξεις ελληνικού σχολείου.
Η τρίτη κατηγορία αφορά παιδιά μεταναστών που έχουν ολοκληρώσει τις σπουδές τους στην Τριτοβάθμια Εκπαίδευση (ΑΕΙ ή ΤΕΙ), σε συνδυασμό με την επιτυχή αποφοίτηση από ελληνικό λύκειο (απολυτήριο ελληνικού λυκείου) και διαμένουν νόμιμα στη χώρα. Σε αυτήν την κατηγορία δεν τίθενται προϋποθέσεις για τους γονείς, μια και τα παιδιά είναι ενήλικα.

Το  μεγάλο ζήτημα είναι  ο νέος νόμος να καλύπτει την απόφαση του ΣτΕ και να αποφευχθεί μία ενδεχόμενη  νέα προσφυγή στο ΣτΕ.

Σύμφωνα με ειδικούς σε θέματα μεταναστευτικής πολίτικης, «ο νέος νόμος είναι κάτι  λιγότερο από το νόμο 3838/10, κάτι περισσότερο από το σχέδιο νόμου της προηγούμενης κυβέρνησης.»

 

 

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top