TRAJNIM I FINANCUAR DHE PUNËSIM NË BIZNESE
PROGRAMI: Çek hyrje në tregun e punës për të rinjtë e papunë të moshave 18 deri në 29 vjeç.
Nëse je i/e papune nga mosha 18 deri në 29 vjeç, Portali Albanians.gr në bashkëpunim me ΠΑ.ΣΥ.ΠΛ (Πανελλήνιο Σύλλογο Πληροφορικής Δημοσίου) ju informon për programin e ri të Ministrisë së Punës dhe Sigurimeve Sociale, i cili synon futjen ne tregun e punës se të rinjve te papune të moshave të mësipërme nepermjet Programit: Trajnim i Financuar dhe Punësim i Financuar në Biznese
Me anë të këtij programi të rinjtë jo vetem do trajnohen falas por edhe do te paguhen. Mbas perfundimit te trajnimit do tu sigurohet pune per 5 muaj ne bizneset me te njohura në Greqi
PROGRAMI MBULON
1. Pagesa
a. 2400€ për të rinj me arsimin e detyruar dhe të mesëm.
b. 2700€ për të rinj me arsim të lartë
c. Bursë 300€ trajnimi për të gjithë ata që do trajnohen në qëndrat e ΠΑ.ΣΥ.ΠΛ
2. Praktike pune pas kryerjes se trajnimit
3. Sigurimet Shoqerore si dhe mbulim shëndetësor.
4. Ndihmë për gjetje punë në bizneset mbas përfundimit të programit 5 mujorë
CILËT PËRFITOJMË, KRITERET
Ky program është pjese e Programeve të Financuara nga Bashkimi Europian për punësimin e 75.000 të rinjve në të gjithë Greqinë.
Për të aplikuar në këtë program duhet një i ri të jetë nga moshat 18 deri 29 vjeç dhe të jetë i paisur me Kartën e Papunësisë të OAEDH, me atë të së cilës vërteton që është i papunë.
PROÇEDURA
Për të gjitha ata që interesohen të marrin pjesë në program duhet të nisin email tek info@albanians.gr ku do shkruajnë
1. EMËR MBIEMËR
2. MOSHËN
3. NUMËR TELEFONI
4. EMAIL
Ne e-mail –in qe do te dergoni do t’ju dergohet një formë aplikimi e cila pasi të jetë plotësuar do të dërgohet perseri në e-mail e redaksisë sonë. Per cdo paqartësi na shkruani në e-mail ose merni në tel. Nr 6979489060
Ju rikujtojmë këtë se e gjitha proçedura është KOMPLET FALAS, dhe është një program nga Ministria e Punës dhe Bashkimi Europian.
