Shqip

Tragjedi në Itali përmbyset anija, mbyten rreth 700 emigrantë

Një anije me 700 persona është mbytur në Siçili. Sipas të dhënave të para bëhet me dije se pothuajse të gjithë personat janë mbytur. Mediat italiane shkruajnë se ende nuk ka të dhëna për shkaqet e mbytjes së anijes në Siçili. Ansa njofton se anija është përmbysur rreth 100 kilometra në veri të Libisë.

Janë shpëtuar vetëm 28 persona. Mbrëmjen e së shtunës peshkarexha kishte kërkuar ndihmë te Roja Bregdetare italiane, pasi mjeti kishte vështirësi në lundrim.

Salla operative ka dërguar për ndihmë një anije tregtare portugeze. Mendohet se në momentin që e kanë parë anijen, klandestinët kanë shkuar të gjithë në njërën anë të peshkarexhës duke e përmbysur atë. Ndërkohë, ka nisur një operacion shpëtimi në Kanalin e Siçilisë, i koordinuar nga Roja Bregdetare italiane, ku marrin pjesë njësi ajrore dhe detare.

[maxbutton id=”2″]

 

 

Burimi www.shqiptarja.com

ΔΗΜΟΦΙΛΗΣ ΑΡΘΡΑ

Νέα, ειδήσεις για την Αλβανία και τους Αλβανούς στην Ελλάδα. Μεταναστευτικά νέα, ιθαγένεια, πολιτογράφηση, κώδικας μετανάστευσης, επικαιρότητα, Ελλάδα

To Top